Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Zvicra në zi: Katastrofa e zjarrit me 40 viktima në Crans-Montana
pamje nga ngjarja ZVICËR- Në rajonin e frekuentuar turistik, Crans Montana të Zvicrës viti i ri nis me një tragjedi: Gjatë një mbrëmjeje festive me rastin e vitit të ri në një lokal si pasojë e një zjarri të madh 40 vetë humbën jetën dhe 115 të tjerë janë plagosur. Shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha presidenti i këshillit të Valisit Mathias Reynard. Sipas autoriteteve, shumica e atyre që festonin ishin kryesisht të rinj të moshës 15 deri në 26 vjeç që po festonin vitin e ri kur shpërtheu zjarri në barin "Le Constellation" rreth orës 1:30 të mëngjesit. "Kjo është gjëja më e tmerrshme", tha Presidenti i Këshillit Shtetëror të Valais, Mathias Reynard, në radion RTS, dukshëm i prekur dhe duke luftuar për...