Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër gjatë festimeve të Vitit të Ri. Më shumë se 100 persona ndodheshin në barin Le Constellation në resortin Crans-Montana, kur shpërthimi shkaktoi zjarr rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes. Dy klientë thanë se zjarri filloi nga një fishekzjarre e vendosur në një shampanjë. Sipas mediave të huaja, fotografitë e publikuara nga mediat zvicerane treguan një ndërtesë në flakë, si dhe ambulanca dhe zjarrfikëse në vendngjarje. Pjesa më e madhe e barit raportohet të jetë nën nivelin e tokës, me një hyrje të ngushtë. Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Valais, në jugperëndim të Zvicrës, tha: “Konfirmoj se ka disa të vdekur dhe po...