Zv.presidenti i Amerikës: Lufta do të zgjasë pak më gjatë, derisa ta neutralizojmë Iranin për shumë vite
Bota E Shtunë, 28 Mars 2026 17:17 Zv/presidenti i Amerikës, J.D. Vance tha në podkastin Benny Show se Uashingtoni do të vazhdojë operacionet në Iran “për pak kohë më gjatë”, me qëllim që të neutralizojë Republikën Islamike për një periudhë “shumë, shumë të gjatë”. Vance pranoi se fitimet e arritura deri tani nga SHBA-të nuk do të jenë të përhershme, duke theksuar kërcënimet që vijnë nga programi bërthamor iranian. “Ky vend na kërcënon në të gjitha këto mënyra. Ata ende po përpiqen të ndërtojnë armë bërthamore. Ne duhet t’i neutralizojmë ata për një kohë shumë, shumë të gjatë,” tha ai. Duke u ndalur te ndikimi i konfliktit në tregun global, Vance foli për rritjen e çmimeve të gazit, duke e konsideruar këtë efekt “shumë të...
Burimi:
kohajone.com