Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Zonë me aktivitet të lartë sizmik/ Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 goditi bregdetin verilindor të Tajvanit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:05 sipas kohës lokale. Sipas Administratës Qendrore të Motit (CWA), lëkundjet u ndien pothuajse në të gjithë ishullin. Tërmeti u përjetua me intensitet të lartë në disa qytete kryesore, përfshirë kryeqytetin Taipei, New Taipei, Taichung, Taoyuan dhe Tainan. Sipas shkallës shtatë-nivelëshe të intensitetit sizmik të Tajvanit, lëkundjet u vlerësuan në nivelin 4 në shumicën e rajoneve, një nivel që shkakton lëkundje të forta të ndërtesave dhe objekteve. Deri në këto momente, autoritetet lokale nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale. Megjithatë, ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën, pasi tërmete të kësaj magnitude shpesh shoqërohen me pasgoditje. Tajvani ndodhet në një...