Zjarri në kompaninë çeke të armëve të lidhur me Ukrainën hetohet si sulm terrosit

Zjarri në kompaninë çeke të armëve të lidhur me Ukrainën hetohet si sulm terrosit

Autoritetet çeke kanë nisur një hetim lidhur me zjarrin që shpërtheu në një depo të një kompanie që prodhon dronë dhe pajisje të tjera ushtarake, përfshirë një raketë të re lundruese që raportohet se po planifikohej të testohej në luftimet në Ukrainë gjatë këtij viti. Zyrtarët thanë se zjarri që shpërtheu para agimit në ndërtesën që është në pronësi të prodhuesit të armëve LPP Holding në qyteti Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës, ishte i qëllimshëm dhe rasti po trajtohet si sulm terrorist. Një grup që e quan veten Earthquake Faction tha në Telegram se ishte përgjegjës për zjarrin e 20 marsit në këtë objekt, të cilin e përshkroi si një “qendër kyç prodhimi” për armë izraelite dhe i lidhur me atë që...