Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Zjarri me 47 viktima në Zvicër! Flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve, si nata e ndërrimit të viteve u kthye në tragjedinë e parë të vitit 2026
Të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe mbi 110 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike, pas një zjarri shkatërrues që shpërtheu natën e Vitit të Ri në lokalin “Le Constellation” në Crans-Montana të Zvicrës. Mes viktimave ka edhe shumë të mitur. Sipas autoriteteve zvicerane, gjatë një feste të Vitit të Ri, dhe u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme pasi shkëndijat nga fishekzjarrët e vendosur mbi shishe shampanje prekën tavanin e veshur me material fonoabsorbues dhe dru. Brenda pak minutash, lokali u përfshi nga flakët, duke u kthyer në një kurth vdekjeprurës. Autoritetet raportojnë se në lokal ndodheshin edhe të mitur, ndërsa dëshmitarët flasin për mungesë kontrollesh dhe masa të pamjaftueshme sigurie, përfshirë vetëm një dalje emergjence. Identifikimi i viktimave po...