Zjarri me 40 viktima në Zvicër, reagojnë avokatët e çiftit pronar: Po hakmerren publikisht ndaj tyre sepse…

Zjarri me 40 viktima në Zvicër, reagojnë avokatët e çiftit pronar: Po hakmerren publikisht ndaj tyre sepse…

Avokatët e pronarëve të barit në Zvicër, ku zjarri vdekjeprurës shpërtheu natën e Vitit të Ri duke shkaktuar vdekjen e 40 personave dhe plagosjen e 116 të tjerëve, kanë thyer heshtjen për të kundërshtuar atë që e quajnë një fushatë gënjeshtrash ndaj klientëve të tyre. Jessica dhe Jacques Moretti, pronarët e barit Le Constellation në vendpushimin e njohur të skive Crans-Montana, janë “të shkatërruar” nga ngjarja, por mohojnë se kanë qenë në dijeni të ndonjë rreziku serioz në ambientet e lokalit, thanë avokatët e tyre për mediat lokale. “Ekziston një lloj hakmarrjeje publike e drejtuar kundër tyre”, deklaroi një nga avokatët, Yaël Hayat. Sipas ‘BBC’, gjetjeve fillestare të hetimit, zjarri dyshohet se nisi kur fishekzjarrët e vendosur mbi shishet e shampanjës ndezën shkumën izoluese akustike...