Zjarri masiv që i mori jetën 21 personave në Kili, arrestohet një 39-vjeçar, akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme
Prokurorët kilianë njoftuan të enjten në mbrëmje arrestimin e atij që e përshkruan si të dyshuarin kryesor në zjarrin pyjor që shkaktoi 21 vdekje në jug të Kilit, ku zjarrfikësit kanë luftuar me flakët që nga e shtuna. Policia ka ndaluar një person, u tha gazetarëve Marcela Cartagena, prokurore e departamentit Biobio, ku kanë vdekur 20 persona, vdekja e 21-të u regjistrua në departamentin fqinj të Nublos. Që nga fillimi i javës, autoritetet kanë njoftuar tre arrestime të tjera të të dyshuarve, njëri prej të cilëve është liruar. Autoritetet besojnë se zjarret u shkaktuan nga zjarrvënia e qëllimshme dhe po i japin përparësi këtij skenari. 🇨🇱🔥 “The fire hotspots have reignited again…” Recording from Penco, Chile, where wildfires have killed at least 14 and destroyed...
Burimi:
top-channel.tv