Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet banesat në zonat pranë Athinës

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet banesat në zonat pranë Athinës

Greqia po përballet me disa vatra të mëdha zjarresh, të cilat kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe tokash bujqësore, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi se vendin e presin “ditë jashtëzakonisht të vështira”. Mitsotakis tha se zjarret po përhapen për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe erërave që kanë arritur shpejtësinë deri në 100 km/h, duke e bërë shumë të vështirë ndërhyrjen edhe për avionët zjarrfikës. Rreth 500 zjarrfikës po luftojnë me flakët pranë fshatit bregdetar Porto Germeno, rreth 70 kilometra në veriperëndim të Athinës, për të ndaluar përhapjen e zjarrit drejt periferisë së kryeqytetit. Ndërkohë, rreth 100 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e një tjetër zjarri në Aigialia, në Peloponezin verior, ndërsa një vatër e re u shfaq edhe në ishullin Kefalonia. Sipas...