Zjarr në një fabrikë biskotash në Trikala të Greqisë, 6 punonjës dërgohen në spital
Një zjarr i madh shpërtheu në orët e para të mëngjesit në fabrikën e njohur të biskotave VIOLANTA, në Trikala të Greqisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, flakët nisën pak para orës 04:00 të mëngjesit, duke përfshirë një pjesë të madhe të fabrikës, ndërsa zjarri vijon të jetë i fuqishëm. Sipas dëshmive të publikuara nga trikalaola.gr, zjarri u parapri nga një shpërthim i fuqishëm, aq i fortë sa u dëgjua në të gjithë qytetin e Trikalas dhe në fshatra përreth, ku në disa raste u thyen edhe xhamat e banesave. Një pjesë e fabrikës është shembur, ndërsa sipas punonjësve në vendngjarje, nuk kishte rezervuarë LPG, çka përjashton për momentin një nga shkaqet më të zakonshme të shpërthimeve industriale. Në zonë...
Burimi:
syri.net