Zjarr në dy fabrika në Malajzi, raportohet për viktima

Zjarr në dy fabrika në Malajzi, raportohet për viktima

Dy fabrika në Malajzi janë përfshirë nga zjarri. Sipas mediave ndërkombëtare të paktën tre persona humbën jetën. Shërbimi i Zjarrfikësve njoftoi se gjatë rënies së zjarrit në fabrikë ka pasur edhe shumë shpërthime. “Operacionet e mbrojtjes nga zjarri u kryen me sukses për të parandaluar përhapjen e zjarrit në fabrikat e tjera që ndodheshin aty pranë. Zjarri kishte përfshirë dy fabrika, por përhapja e mëtejshme u ndalua me sukses”, thuhet në deklaratë, citojnë mediat ndërkombëtare.