Zjarr misterioz në fabrikën e armëve në Çeki: sabotim apo sulm i fshehtë?
Autoritetet çeke kanë nisur një hetim lidhur me një zjarr që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 20 mars, në një depo të një kompanie që prodhon dronë dhe pajisje ushtarake, përfshirë një raketë të re lundruese që, sipas raportimeve, ishte planifikuar të testohej në luftimet në Ukrainë gjatë këtij viti. Zyrtarët thanë se zjarri, i cili shpërtheu në një ndërtesë në pronësi të prodhuesit të armëve LPP Holding në qytetin Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës, dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe rasti po trajtohet si sulm terrorist. Një grup që e quan veten “Earthquake Faction” mori përgjegjësinë përmes Telegramit duke e përshkruar objektin si një “qendër kyçe prodhimi” për armë izraelite dhe duke e lidhur atë me atë që...
Burimi:
javanews.al