Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve
Dymbëdhjetë tonë çokollata u zhdukën në Evropë javën e kaluar pasi hajdutët rrëmbyen kamionin që i transportonte ato, tha të shtunën gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé. Një kamion që transportonte 413,793 çokollata të linjës së re të KitKat është zhdukur gjatë rrugës nga Italia drejt Polonisë, duke ngritur shqetësime për furnizimin në tregun europian. Sipas kompanisë Nestlé, automjeti u nis nga Italia qendrore për shpërndarje në disa vende të Evropës, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij përfundimtar. Deri më tani, as kamioni dhe as ngarkesa nuk janë gjetur, ndërsa nuk janë bërë publike detaje mbi vendndodhjen e mundshme të tij. Në një deklaratë të veçantë, KitKat bëri të ditur se produktet e vjedhura mund të identifikohen përmes një kodi unik serie. Kushdo që...
Burimi:
top-channel.tv