Zhduken dy anije në Meksikë, po transportonin ndihma humanitare për në Kubë
Bota E Premte, 27 Mars 2026 10:34 Dy anije në Meksikë që transportonin ndihma humanitare për në Kubë janë zhdukur. Marina Meksikane njoftoi se ka nisur operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur dy anijet në të cilat ishin me nëntë persona të kombësive të ndryshme në bord. Marina meksikane, gjithashtu është në kontakt me autoritetet, e qendrat e kërkim-shpëtimit të Francës, Polonisë, Kubës dhe Shteteve të Bashkuara. Që nga java e kaluar, aktivistë nga vende të ndryshme kanë lënë Meksikën me anije për të transportuar ushqim dhe mallra të tjera thelbësore në ishullin nën një qeveri komuniste, e cila është përballur me një bllokadë nafte nga Uashingtoni që nga shkurti. Dy anijet e zhdukura u nisën nga Isla Mujeres në shtetin Quintana Roo, në Meksikën...
Burimi:
kohajone.com