Zgjidhet Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, djali i Khameneit

Zgjidhet Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, djali i Khameneit

Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare. Sipas disa burimeve të mediave vendase, ka pasur presion të fortë nga Garda Revolucionare për një trashëgimi të postit. Asambleja e Ekspertëve e ngarkuar me zgjedhjen e Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit pas vrasjes së Khameneit mbajti një takim online, siç raportoi agjencia e lajmeve Fars. Vendimi u mor nga 88 anëtarët e saj pasi selia e Asamblesë së Iranit u godit nga një sulm ajror izraelito-amerikan, i cili nuk shkaktoi viktima. Top Channel