Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Haxhiu: Nuk mund të mbahet seanca pa pasur dy kandidatë!
Albulena Haxhiu PRISHTINË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë një deklarate për mediat tha sot se për të mbajtur seancën për zgjedhjen e presidentit, nevojiten të paktën dy kandidatë në garë. “Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë që nuk kanë siguruar 30 nënshkrime për garën për president, unë nuk mund të thërrasë seancën për zgjedhjen e presidentit”, tha Haxhiu. Ajo shtoi se ka edhe “30 orë kohë” deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill 2026 dhe sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars...
Burimi:
zeri.ai