Zgjatet me 3 javë armëpushimi Izrael-Liban, Trump kërkon marrëveshje afatgjatë me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar zgjatjen me 3 javë të armëpushimit Izrael-Liban. Në një postim në Truth Social, ai thotë se kjo vjen pas një takimi midis zyrtarëve izraelitë dhe libanezë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. “Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Libanin për ta ndihmuar atë të mbrohet nga Hezbollahu”, deklaroi ai. Ai thotë se ishte një nder i madh të ishte pjesëmarrës në këtë takim historik dhe njoftoi se presidenti libanez Joseph Aoun dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme, ndërsa SHBA-të kërkojnë të ndërmjetësojnë një marrëveshje paqeje më të qëndrueshme. “Ata kanë Hezbollahun për të cilin duhet të mendojnë. Ne do të punojmë me Libanin për të rregulluar gjërat në atë...
Burimi:
javanews.al