Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë
Isfahan, lufta ka lënë gjurmë kudo... “Më dhemb ta shoh qytetin tim kështu”, thotë Shirin, e cila është kthyer prej një muaji pasi ishte strehuar me familjen në një fshat rreth 500 kilometra larg. “Gjatë bombardimeve u larguam”, shton ajo. Shirin punon si fizioterapiste, por klinika e saj ende nuk është hapur. “Njerëzit nuk kanë para as për të paguar qiranë, jo më për fizioterapi”. Për memorandumin mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike ajo di pak. Shirin është kundër luftës dhe kundër regjimit të Mojtaba Khameneit, por mendja i shkon te faturat dhe shpenzimet e muajit. Në Teheran, Jasmine i ndjek negociatat nga redaksia ku punon. Ajo nuk e ka ndërprerë punën as gjatë sulmeve. Është kryeredaktore në një nga gazetat më të mëdha të...
Burimi:
javanews.al