Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar propozimin për paqe
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 26 dhjetor se është pajtuar që të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, “në një të ardhme të afërt”, teksa Uashingtoni po përshpejton përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Kievit dhe Moskës. Zelensky njoftoi për takimin e planifikuar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka pranuar një raport nga sekretari i Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje, Rustem Umerov, lidhur me kontaktet e reja me zyrtarët amerikanë. “Nuk po e humbasim asnjë ditë. Jemi pajtuar për një takim të nivelit më të lartë – me presidentin Trump, në një të ardhme të afërt”, tha Zelensky, duke shtuar se “shumë mund të vendoset para Vitit të Ri”. Trump nuk ka konfirmuar publikisht një takim të tillë. Zelensky...