Zelensky shpall gjendjen e jashtëzakonshme në sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky shpall gjendjen e jashtëzakonshme në sektorin e energjisë në Ukrainë

Bota E Enjte, 15 Janar 2026 09:14 Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë së vendit, me një fokus të veçantë në Kiev, pasi sulmet e vazhdueshme ruse vazhdojnë të lënë mijëra banorë pa energji elektrike, raporton BBC. Presidenti Volodymyr Zelensky, akuzoi Moskën për shfrytëzim të qëllimshëm të kushteve të ashpra të dimrit si pjesë e strategjisë së saj të luftës, me temperaturat gjatë natës në Kiev që ranë së fundmi në rreth -20 gradë Celsius. Deklarata vjen ndërsa homologu amerikan i Zelensky-t, Donald Trump, tha se po pengonte përpjekjet për të siguruar një marrëveshje paqeje që do t’i jepte fund gati katër viteve luftë me Rusinë. Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters të mërkurën se Ukraina “është më pak e...