Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih vijon sot, 14 shkurt, me një agjendë të ngarkuar, ku pritet të mbajnë fjalime dhe të marrin pjesë në diskutime disa nga liderët më të rëndësishëm botërorë. Mes figurave kryesore që do t’i drejtohen konferencës janë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në Mynih janë gjithashtu të pranishëm kryeministri britanik Keir Starmer, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi. Marco Rubio dhe Wang Yi do të mbajnë fjalime të ndara mbi rolin dhe pozicionin e vendeve të tyre në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, Volodymyr Zelensky dhe Mark Rutte do të marrin pjesë në një panel diskutimi...