Zelensky prek me rrëfimin për jetën personale: Nuk kam kohë as për fëmijët e mi

Zelensky prek me rrëfimin për jetën personale: Nuk kam kohë as për fëmijët e mi

Presidenti i Ukrainës ka folur për sfidat personale, pas disa vitesh konflikti me Ukrainën. Volodymyr Zelensky vlerësoi gjithashtu punën e civilëve për të rregulluar sistemet energjetike të Ukrainës pas sulmeve të përsëritura ruse, në mes të një dimri jashtëzakonisht të ashpër. Të enjten, ai tha se Rusia lëshoi 420 dronë dhe 39 raketa, duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke dëmtuar ndërtesa. Zelensky tha se kishte “njerëz fenomenalë” që po riparonin furnizimet me energji elektrike mes një dimri “shumë të vështirë”. “Dua të them, ky ishte dimri më i ashpër për disa dekada... minus 20... natën minus 30”, deklaroi ai. Presidenti foli edhe për sakrificat e bëra nga civilët. "Gjithashtu me civilët, të cilët janë vërtet shumë të dobishëm gjatë kësaj lufte... kishim ekipe absolutisht heroike...