Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Evropës, duke theksuar se mungesa e veprimit të vendosur ndaj Rusisë po rrit rrezikun për sigurinë e kontinentit. Duke iu referuar ngjarjeve në Bjellorusi në vitin 2020, Zelensky tha se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur popullin bjellorus ka sjellë pasoja të rënda. Sot, sipas tij, Rusia ka vendosur raketa “Oreshnik” në territorin e Bjellorusisë, me rreze veprimi që arrin shumicën e kryeqyteteve evropiane. “Po të kishte triumfuar populli bjellorus në vitin 2020, kjo nuk do të kishte ndodhur”, u shpreh Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mungesën e veprimit të Evropës ndaj naftës ruse, duke theksuar se ajo vazhdon të transportohet pranë brigjeve evropiane dhe...
Burimi:
javanews.al