Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë
Presidenti ukrainas deklaroi në një intervistë për Axios se populli i Ukrainës nuk do të pranojë një marrëveshje paqeje që parashikon tërheqjen e njëanshme të forcave ukrainase nga rajoni lindor i Donbasi dhe kalimin e tij nën kontrollin e Rusisë. Deklarata u bë ndërsa në Gjenevë po zhvillohej raundi i tretë i bisedimeve direkte mes negociatorëve ukrainas dhe rusë, ku pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet kontrolli territorial. Zelensky tha se ndërmjetësit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner i kanë përcjellë vlerësimin se Rusia dëshiron përfundimin e luftës, por ai vetë u shpreh më skeptik. Ai paralajmëroi se nuk duhet t’i imponohet Ukrainës një marrëveshje që qytetarët do ta shihnin si “histori dështimi”. Presidenti ukrainas kritikoi gjithashtu deklaratat e Donald Trump, i cili ka bërë thirrje...
Burimi:
javanews.al