No Image Available

Zelensky nga Davos: Nesër do të realizojmë takimin e parë trepalësh midis SHBA, Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se takimi i parë trepalësh mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Ukraina do të zhvillohet ditën e nesërme. Sipas Zelenskyt, ekipi ukrainas do të takohet fillimisht me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, ndërsa më pas, duke nisur nga dita e nesërme, do të zhvillohet një takim trepalësh dyditor mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së. Presidenti ukrainas theksoi se Rusia duhet të jetë e gatshme për kompromise. Ai nënvizoi se ndalimi i luftës nuk është një përgjegjësi vetëm e Ukrainës. “Të gjithë duhet të jenë të gatshëm, jo vetëm Ukraina. Dialogu është më i dobishëm sesa mungesa e tij. Zoti e bekoftë që lufta të ndalet, shpresoj kështu”, deklaroi ai. /vizionplus.tv