Zelensky ndërron mendje, pritet të udhëtojë drejt Davosit pas thirrjes së Trump, takime kyçe për Ukrainën
Volodymyr Zelensky, pritet të udhëtojë në Davos pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump se do të zhvillojë një takim me të në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Zelensky kishte deklaruar më herët se nuk planifikonte të merrte pjesë në forum për shkak të krizës energjitike në Ukrainë, por tha se situata mund të ndryshonte. Takimi me Trump pritet të mbahet të enjten, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë ndonjë marrëveshje konkrete. Ndërkohë, delegacionet ukrainase dhe amerikane kanë zhvilluar bisedime në Davos për garancitë e sigurisë dhe rindërtimin e Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të takojë të dërguarit amerikanë në Moskë, duke sinjalizuar diskutime për asetet ruse të ngrira. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv