Zelensky mbërrin në Florida për takimin me Trump, Kremlini: Pas takimit, Putin sërish bisedë telefonike me Presidentin e SHBA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në klubin Mar-a-Lago të Presidentit amerikan Donald Trump në Palm Beach, Florida, për bisedimet e paqes. Kreu ukrainas mbërriti në klub dhe përshëndeti Trump para se të hynte në pronën me stil mesdhetar. Trump tha më parë se bisedimet e tyre do të zhvilloheshin në dhomën e ngrënies së Mar-a-Lago, një hapësirë e zbukuruar me lartësi dhe piktura murale. Ndërkohë Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump ranë dakord të flasin pas takimit të Trump me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën, tha ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov. Gjatë telefonatës midis Trump dhe Putin, e cila zgjati 1 orë e 15 minuta, të dy udhëheqësit shprehën se “përgjithësisht ndajnë pikëpamje të ngjashme” se një armëpushim i përkohshëm...
Burimi:
top-channel.tv