Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin skllav të luftës

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin skllav të luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për më shumë armë nga Perëndimi dhe për “garanci të vërteta sigurie”, duke e quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, “skllav të luftës” që do të kërcënojë Evropën nëse ai nuk ndalet në Ukrainë. Në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Munih më 14 shkurt, Zelensky tha se shpreson që rundi i ri i bisedimeve trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme të jetë produktiv, por sugjeroi se presioni i SHBA-së për lëshime është shpesh kryesisht i drejtuar ndaj Kievit dhe se Rusia ka treguar pak shenja gatishmërie për kompromis. “Në Ukrainë askush nuk beson se [Putin] do të lejojë ndonjëherë popullin tonë të jetë i lirë, por ai nuk do të lejojë as vendet e...