Zelensky i bën thirrje Trump për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se i ka kërkuar udhëheqësit amerikan, Donald Trump, që t’i japë më shumë raketa Patriot dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore gjatë takimit të tyre në Davos të Zvicrës më 22 janar, teksa të dërguarit amerikanë po përgatiten për bisedime të tjera në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin. Zelensky gjithashtu e përmendi mundësinë e bisedimeve trepalëshe mes ekipeve ruse, ukrainase dhe amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe më 23-24 janar. Trump dhe Zelensky u takuan për më shumë se një orë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në bisedime që Trump i përshkroi si pozitive. “Takimi me presidentin Zelensky ishte i mirë. Do të shohim se çfarë rezultati do të dalë”, tha Trump, gjatë një prononcimi të shkurtër...
Burimi:
vizionplus.tv