Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara
Volodymyr Zelensky tha se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën ishin “100% të dakorduara” pas një takimi me Donald Trump në Mar-a-Lago të dielën. Presidenti ukrainas përshëndeti “arritjet e mëdha” pas një takimi dypalësh me homologun e tij amerikan, i cili këmbënguli se lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të përfundojë së shpejti, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Zelensky u tha gazetarëve në Florida se garancitë e sigurisë së SHBA-së për vendin, një pikë kyçe përpara se të finalizohet një zgjidhje paqeje, janë “100% të dakorduara” dhe një plan ekonomik për të rigjallëruar ekonominë ukrainase është “pothuajse i finalizuar”. “Kemi arritje të mëdha, plani i paqes me 20 pika është 90% i dakorduar dhe garancitë e sigurisë SHBA-Ukrainë janë 100% të dakorduara”, u...