Zelensky: Amerikanët dhe rusët thonë të tërhiqemi nga Donbasi që të përfundojë lufta
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskykëmbëngul se Ukraina nuk po e humbet luftën kundër Rusisë. “Nuk mund të thuash se po e humbasim luftën. Sinqerisht, nuk po e humbasim. Pyetja është nëse do të fitojmë. Kjo është pyetja, por është një pyetje shumë e kushtueshme”, tha Zelensky për AFP, sipas mediave ukrainase. Zelensky pranoi tensionin në rritje të konfliktit, ndërsa Rusia intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. Ai përshkroi gjithashtu presionin diplomatik që rrethon Donbasin. “Si amerikanët ashtu edhe rusët thonë se nëse doni që lufta të mbarojë nesër, largohuni nga Donbasi”, theksoi Zelensky. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje rezistencën ukrainase në fushën e betejës. “Sot mund ta përgëzoj ushtrinë tonë para së gjithash, të gjitha forcat mbrojtëse – sepse që nga sot, 300 kilometra katrorë janë çliruar”, tha...
Burimi:
opinion.al