Zbulohet plani i Merz për të “pajtuar” Europën me Trumpin, Bloomberg: Përpara samitit të NATO-s, liderët europianë do të…

Zbulohet plani i Merz për të “pajtuar” Europën me Trumpin, Bloomberg: Përpara samitit të NATO-s, liderët europianë do të…

Kancelari gjerman Friedrich Merz po ndërmerr një nismë diplomatike për të forcuar koordinimin mes fuqive kryesore europiane përpara samitit të ardhshëm të NATO, në një kohë kur marrëdhëniet me administratën amerikane vijojnë të përballen me sfida të reja. Sipas Bloomberg, Merz planifikon të mbledhë në Berlin liderët e pesë vendeve më të rëndësishme europiane – Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Polonisë – me synimin për të ndërtuar një strategji të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa fokusi kryesor do të jetë demonstrimi i angazhimit të Europës për të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së kontinentit. Nisma vjen në një periudhë kur...