Zbulohet piktura më e vjetër në botë në një shpellë të Indonezisë, ‘rishkruan’ historinë e artit njerëzor

Zbulohet piktura më e vjetër në botë në një shpellë të Indonezisë, ‘rishkruan’ historinë e artit njerëzor

Arkeologët kanë zbuluar në ishullin Sulawesi të Indonezisë një pikturë prehistorike që konsiderohet si më e vjetra e njohur deri më sot në botë. Vepra, e realizuar me pigment të kuq në murin e një shpelle gëlqerore, daton të paktën 67.800 vjet më parë. Piktura paraqet gjurmën e një dore njerëzore, të krijuar duke spërkatur ngjyrë të kuqe rreth saj. Studiuesit vërejnë se dora nuk është lënë në formën e saj fillestare, pasi konturet e gishtave janë ripunuar me kujdes dhe janë zgjatur, duke i dhënë dorës pamjen e një kthetre. Ky detaj, sipas tyre, dëshmon një nivel të hershëm të mendimit krijues te njeriu modern. Zbulimi, i botuar në revistën shkencore Nature, vë në pikëpyetje idenë e vjetër se arti dhe mendimi abstrakt lindën...