Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të organizuar ekstremistësh neonazistë dhe antisemitë që vepronte online, duke çuar në arrestimin e një 19-vjeçari dhe kontrollin e disa të rinjve në të gjithë vendin. Operacioni, i koordinuar nga prokuroria e Milanos dhe ajo për të miturit, përfshiu 15 kontrolle në disa rajone të Italisë. Nëntë prej personave të hetuar janë të mitur, çka ka ngritur shqetësime për përhapjen e ideologjive radikale tek të rinjtë. Sipas hetimeve të strukturave të sigurisë, i riu i arrestuar, banues në Pavia, dyshohet se ishte organizatori dhe administratori i një grupi online të quajtur “Terza Posizione” një emër që i referohet grupit subversiv me të njëjtin emër të viteve 1970. Në këtë hapësirë virtuale, me rreth 100 anëtarë, shpërndaheshin materiale me përmbajtje...