Xi Jinping pret me ceremoni shtetërore Vladimir Putinin në Pekin, fokus te bashkëpunimi strategjik dhe luftërat globale
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, priti me nderime të larta shtetërore presidentin rus Vladimir Putin në Pallatin e Popullit në Pekin, në kuadër të vizitës 24-orëshe të liderit rus në Kinë. Të dyja palët synojnë thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve, në një moment tensionesh të larta në arenën ndërkombëtare. Gjatë nisjes së bisedimeve, Xi Jinping foli për një situatë globale të karakterizuar nga “trazira dhe transformime të vazhdueshme”, duke kritikuar tërthorazi politikën e jashtme amerikane. Putin got his own ceremony from Xi Jinping during his visit to China. pic.twitter.com/qgnA6DJirv — Clash Report (@clashreport) May 20, 2026 “Sjelljet hegjemoniste dhe të njëanshme po veprojnë pa kontroll”, deklaroi presidenti kinez, duke përdorur retorikën e zakonshme të Pekinit ndaj ndikimit global të Shteteve të...
Burimi:
vizionplus.tv