Witkoff dhe Kushner në Moskë, nisin takimet me Putinin për luftën në Ukrainë

Witkoff dhe Kushner në Moskë, nisin takimet me Putinin për luftën në Ukrainë

Steve Witkoff, i dërguari special i Donald Trump, dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, mbërritën në Moskë sonte për bisedime me udhëheqësin e fuqishëm të Kremlinit, Vladimir Putin, rreth luftës në Ukrainë. Kremlini tha se të dy burrat shkuan direkt në Kremlin për bisedimet që kanë filluar tashmë. Aeroplani që transportonte të dërguarit amerikanë në Moskë u ul në Aeroportin e Vnukovos, duke ardhur nga Zvicra ku Wittkoff dhe Kushner kishin shkuar për Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sipas agjencive të lajmeve TASS dhe RIA Novosti. Top Channel