Witkoff dhe Kushner drejt Zvicrës, SHBA dhe Irani gati për raundin e ri të negociatave bërthamore
I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, është nisur drejt Zvicrës për raundin e parë të negociatave të reja me Iranin, me synimin për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes Uashingtonit dhe Teheranit. Sipas raportimeve të Axios, duke cituar një burim nga qeveria amerikane, bisedimet synojnë të rinisin procesin diplomatik mes dy vendeve pas muajsh tensionesh dhe zhvillimesh të shumta në Lindjen e Mesme. Qëllimi kryesor i negociatave është hartimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të përfshijë si uljen e tensioneve në rajon, ashtu edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me programin bërthamor të Iranit. Burimi i cituar nga Axios bën të ditur gjithashtu se Jared Kushner, dhëndri dhe bashkëpunëtori i afërt i Donald Trump, ndodhet tashmë në Zvicër, duke shtuar spekulimet...
Burimi:
javanews.al