Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

E përditshmja amerikane Washington Post raporton se Rusia dyshohet se i ka dhënë fshehurazi Iranit informacione për vendndodhjen e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Sipas tre zyrtarëve të cituar nga gazeta, Moska i ka ofruar Teheranit të dhëna për shënjestrimin e instalimeve ushtarake amerikane, përfshirë anije luftarake dhe avionë, që nga fillimi i luftës fundjavën e kaluar. Burimet kanë folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Nëse këto pretendime konfirmohen, ato do të tregonin një përfshirje indirekte të Rusisë në konflikt, pavarësisht se zyrtarisht Moska ka bërë thirrje për përfundimin e luftimeve dhe e ka cilësuar situatën një “agresion të armatosur të paprovokuar”. Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dhe CIA kanë refuzuar të komentojnë mbi raportimet për...