Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad

Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad

Një sulm me dron iranian goditi stacionin e CIA-s në ambasadën amerikane në kryeqytetin saudit, Riad. Lajmi raportohet nga The Washington Post, duke cituar dy burime. SHBA-të dhe Arabia Saudite konfirmuan se dy dronë goditën kompleksin e ambasadës në Riad, por nuk zbuluan nëse stacioni i CIA-s ishte dëmtuar. Lidhur me stacionin e CIA-s, shkalla e dëmit nuk është bërë e qartë, ndërsa nuk ka indikacione se ndonjë personel i shërbimit sekret është plagosur. Më herët u raportua se Irani goditi me dronë ambasadat e SHBA-së në Riad dhe Dubai. Top Channel