Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

Ngjarja me të shtëna me armë që ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connecticut Avenue, është i njëjti hotel ku në vitin 1981 u qëllua dhe u plagos presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan. Sulmi i 30 marsit 1981 ndodhi kur autori, John Hinckley Jr., hapi zjarr ndaj Reagan-it ndërsa ai po kthehej drejt limuzinës presidenciale pas një aktiviteti brenda hotelit. Reagan mbijetoi, por u plagos rëndë nga një plumb që u rikoshetua nga limuzina presidenciale dhe e goditi në kraharor, duke i thyer një brinjë dhe duke i dëmtuar njërën nga mushkëritë. Ai u transportua me urgjencë në George Washington University Hospital dhe doli më 11 prill. Në të njëjtin incident u plagos edhe Sekretari i atëhershëm i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, James...