Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike. “Njëra kërkesë është e lidhur me energjinë, tjetra ka natyrë më politike”, ka thënë Vuçiq më 26 janar për televizionin Blic, me seli në Beograd. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat. Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Sipas tij, Serbisë i janë bërë dy kërkesa zyrtare për ta nisur Dialogun Strategjik me SHBA-në. Prej atëherë, as Beogradi dhe as Uashingtoni nuk janë deklaruar më tepër në këtë drejtim. Presidenca dhe Qeveria e Serbisë, ashtu sikurse...
Burimi:
javanews.al