Vuçiç propozon masa për integrimin në BE, paralajmëron shkarkime ministrash e drejtorësh

Vuçiç propozon masa për integrimin në BE, paralajmëron shkarkime ministrash e drejtorësh

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka propozuar të dielën krijimin e një ekipi operativ dhe forcimin e kapaciteteve për ta ndihmuar vendin të ecë më hapa më të shpejtë në rrugën e tij evropiane. Vuçiç e bëri këtë propozim gjatë një seance të Qeverisë serbe. Ai propozoi kreun e Misionit Serb në BE në Bruksel, Danijel Apostoloviç, si president të ekipit operativ. Lideri serb deklaroi se ekipi duhet t’i ketë tetë deri në dhjetë persona në mënyrë që “ata të mund të jenë në kontakt çdo ditë përmes konferencës telefonike”. Vuçiç e dha këtë ide për ta përshpejtuar punën për reformat sepse, siç pretendon ai, organi i mëparshëm koordinues nuk ishte mjaftueshëm efikas. Ai tha gjithashtu se Serbia mbetet në rrugën evropiane. Gjatë seancës së...