Vuçiç: Do të pajisemi më robotë të armatosur me ndihmën e Kinës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij planifikon të prezantojë mijëra robotë të armatosur në paradën e ardhshme ushtarake, ndërsa prodhimi i tyre pritet të nisë gjatë këtij viti me mbështetjen e Kinës. Vuçiç tha se për këtë projekt do të kërkojë bashkëpunim me presidentin kinez Xi Jinping, duke theksuar se teknologjia e robotëve do të shërbejë për rritjen e sigurisë dhe forcimin e kapaciteteve të ushtrisë serbe. “Më bëri përshtypje prezantimi i robotëve të kompanisë AGIBOT. Ata mund të mbajnë 10, 20 apo 30 kilogramë dhe mund të pajisen me kamera, të kryejnë patrullime kufitare dhe, nëse është e nevojshme, edhe të armatosen. Në paradën tonë të ardhshme ushtarake do të kemi mijëra robotë të tillë për të ofruar siguri...
Burimi:
vizionplus.tv