Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka urdhëruar aktivizimin e strukturave kriminale për të ndikuar drejtpërdrejt në zgjedhjet komunale që do të mbahen sot, në disa komuna të Serbisë. Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it brenda institucioneve të sigurisë, teksa theksojnë se për shkak të frikës reale nga humbja e pushtetit në disa komuna si Bor, Arangjelovac, Bajina Bashta, Kladovo, Knjazhevac, Kula, Luçani, Majdanpek dhe Smederevska Palanka, Vuçiç ka angazhuar drejtpërdrejt të akuzuarin për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq dhe rrjetin e tij kriminal për të ushtruar presion ndaj votuesve dhe përkrahësve të partive opozitare në Serbi. I njëjti burim ka thënë se për këtë qëllim janë përfshirë edhe pjesëtarët e “mbrojtjes civile”, dhe individë nga strukturat ilegale serbe në Kosovë. “Këta persona, sipas...
Burimi:
javanews.al