Vritet një gjeneral rus në Moskë
Gjenerali rus, Fani Sarvarov është vrarë të hënën si pasojë e shpërthimit të një bombe në makinën e tij, kanë bërë të ditur zyrtarët rusë. Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se gjenerali ushtarak ka vdekur në mëngjesin e së hënës pas shpërthimit të pajisjes shpërthyese që duket se i ishte vendosur nën makinë. Sarvarov, 56 vjeç, ka qenë udhëheqës i Departamentit të stërvitjes operative të forcave të armatosura, ka bërë të ditur Komiteti. Sipas tij, një teori që po hetohet është që bomba është vendosur me përfshirjen e shërbimeve ukrainase të inteligjencës. Ukraina nuk ka komentuar ende në këtë drejtim. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes, afër makinës, e cila gjendet në qoshen e parkut të një blloku banesash në jug të kryeqytetit të...
Burimi:
vizionplus.tv