Vrau ish-partneren dhe nënën e djalit të tyre sepse nuk pranonte ndarjen, burg përjetë për autorin
Gjykata e Parë e Krimeve të Rënda të Romës dënoi Gianluca Molinaron me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-partneres së tij dhe nënës së djalit të tyre, Manuela Petrangeli. Ngjarja kriminale ndodhi më 4 korrik 2024, në zonën e Via Portuense, kur ai e ekzekutoi atë me një armë gjahu. Mediat italiane bëjnë me dije se shkaku i vrasjes ishte sepse autori nuk pranonte fundin e lidhjes së tyre. Prokurorja Antonella Pandolfi shpjegoi se jeta e viktimës “u mor në duart e atyre që refuzuan të pranonin fundin e një marrëdhënieje, të një modeli të prapambetur dhe patriarkal që i sheh gratë si pronë”. “Për tre vjet e gjysmë ai ushqente tërbim të verbër dhe një obsesion patologjik. Ai planifikoi ftohtësish dhe qartë eliminimin...
Burimi:
top-channel.tv