Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi
Gjykata e Lartë e Italisë ka konfirmuar dënimin me 14 vite e 9 muaj burg për Mario Roggeron, argjendarin nga Gallo di Grinzane, në provincën e Cuneos, i akuzuar për vrasjen e dy grabitësve dhe plagosjen e një të treti pas një grabitjeje në dyqanin e tij. Vendimi i Gjykatës së Kasacionit erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për të lënë në fuqi dënimin. Pas vendimit përfundimtar, 72-vjeçari u paraqit këtë mëngjes në burgun e Fossanos, ku do të vuajë dënimin. Ngjarja në argjendari Ngjarja për të cilën u dënua Roggero daton më 28 prill 2021. Në atë ditë, ai ndodhej në argjendarinë e tij, e cila u sulmua nga tre persona të armatosur. Sipas hetimeve, pasi grabitësit dolën nga dyqani dhe po largoheshin, Roggero i...
Burimi:
javanews.al