Vrasja e protestuesve në Iran, Italia i kërkon Europës të shpallë Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste

Vrasja e protestuesve në Iran, Italia i kërkon Europës të shpallë Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste

Italia pritet t’u kërkojë partnerëve të saj në Bashkimin Evropian brenda javës që të përfshijnë Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit në listën evropiane të organizatave terroriste, tha të hënën Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, duke shënuar një përmbysje të qëndrimit të mëparshëm të Romës. Deri më tani, Italia ka qenë midis qeverive që i kanë rezistuar përpjekjeve për të përcaktuar Gardën Revolucionare si një organizatë terroriste. Megjithatë, Antonio Tajani tha se shtypja e përgjakshme e protestave antiqeveritare në Iran në fillim të këtij muaji, në të cilën thuhet se u vranë mijëra njerëz, nuk mund të injorohej. “Humbjet e pësuara nga popullsia civile gjatë protestave kërkojnë një përgjigje të qartë”, shkroi ministri i jashtëm italian në një postim në X, duke...