Vrasja e një personi nga agjentët federalë në Minneapolis, reagon Trump: Lërini ata të bëjnë punën e tyre
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj incidentit të përgjakshëm në Minneapolis, ku një agjent i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) qëlloi dhe vrau një burrë. Trump theksoi se agjentët e ICE ishin të pambrojtur, pasi mungonte mbështetja e policisë lokale, dhe akuzoi kryetarin e bashkisë së Minneapolis dhe guvernatorin e Minesotës për “nxitje të trazirave” duke kërkuar largimin e agjentëve federalë pas dy incidenteve fatale. “Lërini patriotët e ICE të bëjnë punën e tyre!”, shkroi Trump në postimin e tij dhe shtoi se shumë oficerë policie ishin penguar të merrnin masa, duke detyruar ICE-në të mbrohej vetë. Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi guvernatorin e Minesotës dhe kryetarin e bashkisë së Minneapolis të dy demokratë për veprimet e...
Burimi:
top-channel.tv