Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

Ngjarja ndodhi sërish, vetëm disa blloqe larg vendit ku pesë vite më parë George Floyd u mbyt brutalisht nga një polic. Viktima këtë herë nuk është afro-amerikane, por një grua e bardhë 37-vjeçare, e vrarë gjatë një operacioni të Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE), të dislokuar me urdhër të presidentit Donald Trump në disa qytete amerikane kundër emigracionit të paligjshëm. Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për Renee Nicole Good, shtetase amerikane, nënë e tre fëmijëve, me origjinë nga Kolorado. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon disa agjentë që afrohen pranë një makine të ndalur në mes të rrugës dhe i kërkojnë shoferes të zbresë. Kur një prej tyre kap dorezën e derës, automjeti bën mbrapsht dhe më pas përpara. Një tjetër...